Ministrja në detyrë e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, theksoi nevojën urgjente për adresimin e plagëve që lë pas lufta, veçanërisht te gratë dhe fëmijët. Ajo u ndal në përvojën e Kosovës, e cila sipas saj, ka dëshmuar peshën e rëndë të dhunës së luftës dhe nevojën për qasje të gjithanshme në trajtimin e traumave.
“Dhuna seksuale gjatë luftës, zhvendosja e detyruar, vrasjet dhe zhdukjet me dhunë të anëtarëve të familjes, si dhe traumat afatgjata janë plagë që kërkojnë përgjigje jo vetëm ligjore, por edhe institucionale e shoqërore”, tha Haxhiu.
Ajo vlerësoi se Bashkësia Ndërkombëtare ka ngritur një kuadër të rëndësishëm ligjor përmes Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, por shtoi se këto standarde duhet të përkthehen në veprim konkret në çdo vend.
Ministrja Haxhiu theksoi angazhimin e saj dhe të Ministrisë së Drejtësisë për të integruar këto standarde në kuadrin ligjor të Kosovës dhe për të avancuar mbrojtjen e të drejtave të grave dhe fëmijëve. Ajo veçoi miratimin e Strategjisë për Drejtësinë Tranzicionale, një dokument historik për Kosovën, i hartuar për herë të parë 24 vjet pas luftës, i cili synon adresimin e trashëgimisë së luftës dhe mbështetjen e viktimave.
“Sado me vonesë ta kemi nisur, kjo strategji është një hap domethënës që vendos në qendër viktimat, me një fokus të veçantë tek gratë dhe të rinjtë”, përfundoi Haxhiu.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.