Bislimi takon Sorensen në Bruksel, mungon pala serbe në tryezën trepalëshe

E enjte, 26 Qershor, 2025

Takimi i planifikuar trepalësh në kuadër të dialogut Kosovë–Serbi, i cili duhej të zhvillohej sot në Bruksel, përfundoi në një takim dypalësh mes zëvendëskryeministrit në detyrë të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sorensen.

Shkaku i mungesës së palës serbe ishin vonesat gjatë udhëtimit drejt kryeqytetit belg, siç konfirmoi vetë Bislimi. Në fokus të bisedës me zyrtarin evropian ishte përcaktimi i qasjes që BE do të ndjekë në fazat e ardhshme të dialogut, si në nivel të kryenegociatorëve, ashtu edhe në nivel të lartë, që do të udhëhiqet nga Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas.

“Diskutuam për disa çështje urgjente që kërkojnë përgjigje nga Brukseli. Një ndër to është ngecja serioze e Serbisë në zbatimin e marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit,” deklaroi Bislimi për mediat pas takimit.

Një tjetër temë me rëndësi ishte mbështetja për shqiptarët në Luginën e Preshevës, përmes ndihmave konkrete për fermerët e vegjël – një projekt që Prishtina synon ta avancojë në koordinim me institucionet evropiane.

Takimi dypalësh vjen pas vizitës së fundit të kryediplomates së BE-së, Kaja Kallas, në Prishtinë dhe Beograd gjatë muajit maj, ku ajo theksoi domosdoshmërinë e përmirësimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve si parakusht për përparim drejt integrimit evropian.

Aktualisht, Serbia gëzon statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, ndërsa Kosova ka aplikuar, por ende nuk e ka marrë këtë status. Në këtë kontekst, Bislimi pranoi se zhvillimet e brendshme në Kosovë, përfshirë situatën e paqartë institucionale, paraqesin vështirësi, por shtoi se ka ende fusha ku mund të arrihet progres, nëse Serbia tregon konstruktivitet.

“Dialogu është sfidues, por në disa tema specifike mund të gjenden zgjidhje konkrete, nëse ekziston vullnet politik,” përfundoi Bislimi.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.