Gëzuar 1 qershorin bashkëmoshatarë

E martë, 17 Nëntor, 2026
E martë, 17 Nëntor, 2026

Gëzuar 1 qershorin bashkëmoshatarë

Mirë se erdhe 1-Qershor, festa jonë e bukur. Ja tek erdhe përsëri dhe ne na gjete më të rritur e me zemra të gëzuara.
Në feston tonë të 1-Qershorit fytyra na ndriçon , jemi të lumtur ,jemi në festë, jemi të gëzuar ,jemi të bashkuar ,jemi fëmijë, flasim fjalë të vogla në gjuhën shqipe por me dashuri të madhe për lumturinë e gjithë bashkëmoshatarëve në Shqipëri dhe Kosovë.
Si në mbarë globin dhe ne në festën tonë festuam të lumtur me prindërit , me mësuesit, me dashamirësit tanë. Kënduam , recituam e vallëzuam si valët e Drinit që na bashkojnë Shkodër-Gjilan.
Fëmijët i mirëpritën në festë, i uruan, i përqafuan dhe i gëzuan me pjesëmarrjen e tyre si përherë, të cilët kanë qenë të pandarë me kontributet e tyre për ecurinë e nxënësve si; , z. Fitim Gllareva Ambasador i Republikës së Kosovës në Athinë, mësuesit veteranë të gjuhës shqipe znj. Panorea Gjoligu , z. Jovan Mehilli, organizatorë dhe themelues të mësimit shqip në Greqi, si dhe familja Shyti, artistët Erefili Shyti & Freddy Shyti që i kanë dhenë festës hare, entusiazëm, argëtimi, lumturi, gëzimin e muzikës shqiptare, ku fëmijët kanë lodruar dhe befasuar nga dhuratat e tyre surprizë.
Fëmijët në këtë festë u argëtuan por dhe lexuan disa kërkesa dhe mesazhe të rëndësishme, ku na i drejtojnë ne, të rriturve.
Kërkesa e tyre më e rëndësishme në këtë ditë simbol të të drejtave të fëmijëve është të pushojnë në fundjavë me familjen.
Kërkojnë që mësimin e gjuhës shqipe t’a zhvillojnë nga e hëna në të premte, brenda programit mësimor në shkollat ku shkojnë. Kjo është një e drejtë e tyre ku duhet të gjejë zgjidhje .Fëmijët meritojnë të pushojnë, të çlodhen në fundjavë. Ata meritojnë të kenë një fëmijëri me mundësi edukimi dhe arsimimi sa më cilësor në gjuhën shqipe, në gjuhën e tyre kombëtare.
Dhe këtë të drejtë na e kërkojnë ne, prindërve, mësuesëve, shtetit shqiptar dhe shtetit grek.
Fëmijët në mesazhet e tyre u shprehën se duan të kenë familje të lumtur, të rriten me të dy prindërit, kjo është lumturia ime më e madhe, për mua dhe gjithë fëmijët, – tha Markela!
Duam një botë pa luftë, pa shfrytëzim, pa kriza, pa bullizëm dhe me një të ardhme të sigurt,- u shpreh Era.
Nuk duam dhunë në familje , duam që çdo fëmijë të ketë qetësi, ne meritojmë dashuri , kujdes , vëmëndje, siguri.
Duam që asnjë bashkëmoshatari ynë të ketë lot në sy dhe trishtim në fytyrë, duam që buzëqeshja dhe lumturia të na ndriçojë fytyrën çdo ditë, si sot, në këtë ditë feste.
Të dashur fëmijë! Kështu si sot gjithmonë bashkë do të festojmë festat tona të bukura , të lumtura që organizojmë së bashku për ju, fëmijët tanë të shtrenjtë.
Gëzuar, 1-Qershorin të dashur nxënës!
Me dashuri ,nga mësuesja juaj,Lefteri!

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.