Albin Kurti në 90-vjetorin e William Walker: Zëri i së vërtetës për kombin tonë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë mbrëmjen e së dielës në ceremoninë e organizuar në qytetin e Pejës, kushtuar 90-vjetorit të lindjes së Ambasadorit William Walker.

Në një fjalë të mbajtur me këtë rast, Kurti vlerësoi kontributin historik të ambasadorit amerikan për Kosovën, duke e cilësuar si “zërin e së vërtetës” për kombin dhe shtetin tonë.

“Walker ishte dhe është zëri i së vërtetës për kombin tonë, për shtetin tonë, në çdo situatë e jo vetëm në atë ditë vendimtare të 15 janarit 1999; kur iu kundërvu fuqishëm propagandës së Serbisë, duke thënë që në Reçak ka ndodhur krime kundër njerëzimit,” u shpreh Kurti. Sipas tij, pikërisht qëndrimi i Walker në atë kohë ishte momenti kur “u ndërgjegjësua diplomacia ndërkombëtare dhe opinioni publik botëror”, çka çoi më pas në ndërhyrjen vendimtare të NATO-s dhe çlirimin e Kosovës.

Kryeministri i uroi ambasadorit Walker shëndet, dashuri dhe lumturi në vitet në vijim dhe e falënderoi për gjithçka që ka bërë dhe vazhdon të bëjë për popullin e Kosovës.
“E falënderojmë që vazhdon të kthehet e ta vizitojë Kosovën tonë të dashur,” tha Kurti në përmbyllje të fjalës së tij.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.