Për të njëzet e pestën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të konstituojnë përbërjen e re parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit. Seanca e së hënës përfundoi pa progres, duke thelluar ngërçin institucional që ka bllokuar zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit.
Në këtë raund të fundit, ligjvënësit refuzuan për të shtatëmbëdhjetën herë radhazi që të formonin një komision për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë – një procedurë e propozuar më 1 maj nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, pas dështimit të Albulena Haxhiut, e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), për të siguruar shumicën e nevojshme prej 61 votash.
Forma e fshehtë e votimit është kthyer tashmë në çështje kushtetuese. Partitë opozitare të legjislaturës së kaluar – PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe – e kanë çuar rastin në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, duke e cilësuar këtë procedurë si jokushtetuese. Këto forca politike kanë kërkuar ndërkohë edhe një masë të përkohshme që ndalon mbajtjen e mëtejshme të seancave, derisa Kushtetuesja të japë një vendim.
Në seancën e 2 qershorit, partitë në fjalë refuzuan sërish të propozonin një përfaqësues për komisionin që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë për kreun e Kuvendit.
Deri më tani, janë kaluar vetëm dy pika të rendit të ditës së seancës konstituive: verifikimi i mandateve dhe betimi i deputetëve. Procesi ka ngecur në pikën e tretë: zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Seanca pritet të vazhdojë të mërkurën, më 4 qershor, ndërkohë që mbetet e paqartë nëse do të ketë një zgjidhje institucionale apo do të vijojë bllokada politike.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.