Kozeta Garret, shqiptarja që drejton sigurinë kibernetike në Microsoft

E hënë, 30 Qershor, 2025

Kjo është historia frymëzuese e Kozeta Garret, një vajzë nga Saranda që u nis nga Shqipëria në vitin 1996 për të ndjekur ëndrrën e dijes, dhe sot mban një nga pozicionet më të rëndësishme në fushën e teknologjisë globale — Drejtoreshë Botërore e Sigurisë Kibernetike në gjigandin Microsoft.

Rrugëtimi i saj nisi me studimet për matematikë në Itali dhe vazhdoi në vende të ndryshme si Holanda, Gjermania, Kuvajti dhe më pas Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ajo u bë pjesë e një prej kompanive më të fuqishme në botë.

“Jam gjithmonë duke mësuar gjëra të reja, duke investuar në njohuri për rritje profesionale, për të kuptuar risitë e teknologjisë dhe për të ditur si të mbrohemi prej saj,” thotë Garret, duke nënvizuar rëndësinë e zhvillimit të vazhdueshëm në një epokë ku teknologjia ndryshon çdo ditë.

Fillimet, siç pranon ajo vetë, nuk kanë qenë të lehta: “Fillimi është gjithmonë i vështirë, por me punë dhe vendosmëri mund të arrish gjithçka.” Për Kozetën, suksesi nuk është thjesht personal. Ajo beson në potencialin e jashtëzakonshëm të shqiptarëve: “Shqiptarët janë ndër njerëzit më të zgjuar në botë dhe po shkëlqejnë në skenën ndërkombëtare.”

Nëse deri më tani bota njihte Mira Muratin, shqiptaren që drejton zhvillimin e inteligjencës artificiale në OpenAI, sot një tjetër emër meriton po aq vëmendje — Kozeta Garret, shqiptarja që mbron botën digjitale nga zemra e Microsoft-it në Silicon Valley.

“Akoma nuk jam takuar me Mira Muratin,” thotë Garret, “por mezi pres. Do të jetë një kënaqësi.”
Dy gra, dy rrugë të ndryshme, por një vizion i përbashkët — përfaqësimi dinjitoz i gruas shqiptare në teknologjinë botërore.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.