“Daily Mail”: Vizitoni Ksamilin, destinacionin bregdetar magjepsës në Shqipëri

E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Maldivet janë ëndrra e shumë pushuesve në mbarë botën, veçanërisht për çiftet që zgjedhin t’i kalojnë atje muajin e mjaltit. Por, ky parajsë tropikale vjen shpesh me një faturë të kripur, pasi shumica e akomodimeve janë resorte luksoze me çmime të papërballueshme për shumë turistë.

Megjithatë, për ata që kërkojnë një eksperiencë të ngjashme, por me buxhet të reduktuar, ekziston një alternativë shumë më e përballueshme në zemër të Europës: Ksamil, një fshat bregdetar mahnitës në jug të Shqipërisë.

Blogerët e udhëtimeve në TikTok me emrin @theresortcouple e kanë cilësuar Ksamilin si “Maldivet e Europës në vendin më të lirë”, duke e vlerësuar për ujin kristal të pastër dhe plazhet me rërë të bardhë. Ata e përshkruajnë vendin si “më mahnitësin që kanë parë”.

Edhe Lonely Planet, një nga guidat më të njohura të udhëtimeve në botë, e rendit Ksamilin ndër plazhet më të bukura të Shqipërisë. “Në jug të Sarandës, kryeqytetit jozyrtar të Rivierës Shqiptare, dhe fare pranë kufirit grek, Ksamil ka një pozicion të shkëlqyer. Tre ishuj të vegjël në gjirin e tij me ujëra të kaltër janë lehtësisht të arritshëm me not ose me varkë,” shkruan guida.

Një nga plazhet më të vlerësuara nga turistët në Tripadvisor është Ohana Beach Bar, me një vlerësim 4.4 nga 5 yje. Pushuesit e përshkruajnë si një plazh të pastër dhe të këndshëm.

Përveç bregdetit magjepsës, vizitorët mund të zbulojnë edhe një pasuri historike: Parkun Kombëtar Arkeologjik të Butrintit, një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s, vetëm 18 km larg. Rrënojat antike janë mbi 2,500 vjet të vjetra dhe përfshijnë një teatër helenistik dhe monumente të krishterimit të hershëm.

Pushimet në Ksamil kushtojnë shumë më pak se ato në Maldive. Sipas faqes financiare Wise, një vakt në një restorant të lirë në Shqipëri kushton rreth 1,000 lekë (8.50 paund), një gotë birrë vendase vetëm 249 lekë (rreth 2.13 paund), ndërsa një kapuçino rreth 164 lekë (1.40 paund).

Për të mbërritur në Ksamil nga Britania, turistët mund të fluturojnë ose drejt Tiranës, ose në ishullin grek të Korfuzit. Nga Tirana, Ksamil ndodhet rreth katër orë larg me makinë, ndërsa nga Korfuzi, udhëtimi me traget për në Sarandë zgjat vetëm gjysmë ore. Saranda ndodhet më pak se 30 minuta nga Ksamil.

Ksamil nuk është i vetmi destinacion europian që quhet “Maldive e Europës”. Një ishull i bukur pranë Antalias në Turqi është cilësuar më herët si “Maldive të Turqisë” për rërën e bardhë dhe ujin e pastër kristal.

Nëse kërkoni një parajsë bregdetare pa boshatisur portofolin, Ksamil është destinacioni që nuk duhet lënë pa vizituar.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.