Ministri Igli Hasani nesër nis vizitë zyrtare në Qipro dhe Greqi

E diel, 6 Korrik, 2025

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani do të zhvillojë të hënën dhe të martën një vizitë zyrtare në dy vende të rëndësishme të rajonit – Qipro dhe Greqi – me synimin për të forcuar bashkëpunimin dypalësh dhe për të thelluar dialogun politik dhe ekonomik.

Nesër më 2 qershor, ministri Hasani do të ndalet në Qipro, ku do të pritet nga homologu qipriot Constantinos Kombos, Presidenti i Republikës Nikos Christodoulides, Presidentja e Dhomës së Përfaqësuesve Annita Demetriu dhe përfaqësues të tjerë të lartë të shtetit qipriot. Takimet do të fokusohen në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe në fusha me interes të ndërsjellë dhe nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe evropian.

Vizita do të vijojë më 3 qershor në Greqi, ku Hasani do të takohet me ministrin e Jashtëm George Gerapetritis. Gjatë kësaj vizite, palët do të diskutojnë për intensifikimin e dialogut politik dhe bashkëpunimin ekonomik, me qëllim konkretizimin e projekteve në interes të qytetarëve të të dy vendeve.

Gjatë qëndrimit në Athinë, ministri Hasani do të pritet edhe nga Presidenti i Parlamentit Grek, Konstantinos Tassoulas, si dhe do të mbajë një fjalim të posaçëm në Institutin ELIAMEP, ku do të referojë mbi rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit evropian.

Vizitat konsiderohen si një hap i rëndësishëm në forcimin e rolit diplomatik të Shqipërisë në rajon dhe në konsolidimin e mbështetjes për aspiratat evropiane të vendit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.