Kuvendi i Kosovës ka dështuar sërish këtë të shtunë, për herë të 24-të me radhë, të konstituohet plotësisht, duke mos arritur të zgjedhë kryetarin e ri të parlamentit, pas zgjedhjeve të 11 shkurtit.
Në seancën e mbajtur paraditen e së shtunës, deputetët refuzuan sërish ngritjen e një komisioni për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë, një hap ky i domosdoshëm për të vijuar me zgjedhjen e kryeparlamentarit. Ky është tentimi i 16-të për të formuar komisionin, i cili u kundërshtua nga PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe.
Propozimi për votim të fshehtë u bë më 1 maj nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, pasi kandidatja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, nuk arriti të sigurojë 61 votat e nevojshme në disa raunde votimesh të hapura.
Seanca konstituive ka nisur më 15 prill, dhe deri më tani janë miratuar vetëm dy pika të rendit të ditës: verifikimi i mandateve dhe betimi i deputetëve. Procesi ka ngecur në pikën e tretë, atë të zgjedhjes së kryeparlamentarit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të ndërkombëtarëve dhe shoqërisë civile për krijimin e institucioneve të reja.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.