Java e Evropës në Tiranë sjell koncerte të veçanta në Universitetin e Arteve

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në kuadër të Javës së Evropës, Universiteti i Arteve në Tiranë u bë skenë e dy performancave të veçanta që lidhën muzikën klasike dhe atë tradicionale me elemente moderne.

Një koncert i muzikës klasike u zhvillua këtë javë, ku dy virtuozet e pianos shqiptare, Silvana Skënderi dhe Fjorda Veizaj, interpretuan vepra nga kompozitorë të njohur si Dvořák, Ravel, Schubert dhe Smetana. Ngjarja u organizua nga Ambasada e Republikës Çeke në bashkëpunim me Universitetin e Arteve, duke sjellë në vëmendje pasurinë kulturore dhe artistike të Evropës.

Në vazhdim, në kryeqytet erdhi edhe koncerti i jazz-it JALBOZ, me këngëtaren e mirënjohur Rona Nishliu dhe muzikantin Gent Rushi. Pas sukseseve në Shkodër dhe Korçë, ata ngritën audiencën në këmbë me një performancë emocionuese që bashkoi zërin, pianon, baterinë dhe instrumente tradicionale shqiptare.

Ky koncert solli në skenë këngët e vjetra shqiptare në një formë krejtësisht të re, duke kombinuar xhazin, improvizimin dhe ndjeshmërinë moderne, dhe tregoi se muzika tradicionale vazhdon të ketë një vend të rëndësishëm edhe në kohët bashkëkohore.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.