Turi i Kullave: Trashëgimia e Kukësit, Tropojës, Hasit bëhet atraksion turistik

E martë, 17 Nëntor, 2026

Nëntë kulla karakteristike nga Kukësi, Tropoja dhe Hasi janë përfshirë në Turin e Kullave, një model inovativ që promovon trashëgiminë kulturore dhe natyrore të veriut të Shqipërisë.

Ky projekt vjen me mbështetjen e GIZ Albania, duke identifikuar kullat më përfaqësuese të zonës dhe duke i lidhur ato me agroturizmet dhe bujtinat lokale, për të krijuar një përvojë të plotë turistike. Kullat janë pajisur gjithashtu me pajisje profesionale kuzhine, duke rritur ndjeshëm cilësinë e mikpritjes dhe shërbimeve për vizitorët vendas dhe të huaj.

Përveç vizitave kulturore në këto objekte me vlera historike, Turi i Kullave ofron edhe një gamë të gjerë aktivitetesh si ecje në shtigje malore, ciklizëm, eksperienca kulinarie dhe bujqësore që pasqyrojnë traditat e pasura të veriut.

Turistët mund t’i bashkohen lehtësisht turit përmes aplikacionit Agritourism AL, ku gjenden të gjitha informacionet e nevojshme për destinacionet, aktivitetet dhe rezervimet online.

Ky projekt është një shembull i bashkëpunimit ndërmjet trashëgimisë kulturore dhe zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm, duke e kthyer veriun e Shqipërisë në një pikë referimi për vizitorët që kërkojnë autenticitet dhe përjetime të veçanta.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.