Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në OSBE, Neil Holland, ka shprehur shqetësimin e thellë të vendit të tij për situatën e sigurisë dhe zhvillimet politike në Kosovë, duke kërkuar urgjentisht formimin e një qeverie të re.
Në një mbledhje të mbajtur sot në Vjenë, Holland theksoi se Mbretëria e Bashkuar i bën thirrje institucioneve kosovare që të ecin përpara me procesin e formimit të qeverisë, si një hap i domosdoshëm për stabilitetin dhe funksionalitetin demokratik të vendit.
Ai shprehu shqetësim të veçantë për tensionet në katër komunat veriore, siç theksohet edhe në raportin e fundit të Misionit të OSBE-së. Sipas tij, mbyllja e pakoordinuar e institucioneve dhe objekteve që ofrojnë shërbime jetike për komunitetin serb dhe grupet tjera jo-shumicë përbën një problem serioz për funksionimin e jetës në këto zona.
“Mbretëria e Bashkuar është veçanërisht e shqetësuar nga natyra e pakoordinuar e mbylljes së institucioneve në veri të Kosovës, të cilat ofrojnë shërbime jetësore për serbët e Kosovës dhe komunitetet tjera jo-shumicë”, deklaroi ambasadori britanik.
Holland u bëri thirrje autoriteteve në Prishtinë që të garantojnë përfshirje të plotë dhe të barabartë për të gjitha komunitetet në jetën politike dhe shoqërore të vendit, duke nënvizuar angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur një Kosovë demokratike, shumetnike dhe gjithëpërfshirëse.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.