Greqia ashpërson ligjin: S’ka më legalizim për emigrantët e paligjshëm

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash të ashpra për të luftuar emigracionin e paligjshëm, duke hequr mundësinë e legalizimit të qëndrimit për emigrantët që kanë jetuar për shtatë vjet në vend pa dokumente. Kjo dispozitë, e cila më parë lejonte aplikimin për leje qëndrimi pas një periudhe të gjatë të qëndrimit në Greqi, do të eliminohet plotësisht.

Ministri grek i Migracionit, Makis Voridis, deklaroi se dispozita ka qenë objekt abuzimi dhe se qasja e re është e qartë: “Askush që ndodhet ilegalisht në Greqi nuk do të legalizohet kurrë”. Sipas tij, çdo vit në vend hyjnë rreth 55-65 mijë emigrantë të parregullt, ndërsa gjysmës u jepet azil.

Projektligji i ri është miratuar tashmë nga kabineti dhe pritet të kalojë në Parlament gjatë muajit qershor. Ai parashikon dënim me burg deri në pesë vjet për hyrje dhe qëndrim të paligjshëm, si dhe zgjatje të paraburgimit para deportimit deri në dy vjet, nga maksimumi aktual prej 18 muajsh.

Statistikat e vitit 2024 tregojnë se policia greke arrestoi rreth 74,000 emigrantë të paligjshëm, por vetëm 2,500 prej tyre u dëbuan realisht nga territori grek. Ministri Voridis shtoi se shumë emigrantë përdorin identitete të rreme për të vonuar procesin e kthimit në vendet e origjinës.

Megjithatë, përballë mungesës në rritje të fuqisë punëtore, qeveria ka planifikuar një iniciativë paralele që inkurajon emigracionin e ligjshëm. Deri në korrik, do të prezantohen rregulla të reja që synojnë të tërheqin rreth 200,000 punëtorë, sipas një raporti të Bankës së Greqisë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.