50-vjeçari shqiptar tregon si e ndërtuan për grabitjen e noteres në Zakynthos

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Detaje të reja kanë dalë në dritë për vrasjen makabre të noteres 69-vjeçare në ishullin Zakynthos të Greqisë, një ngjarje që ka tronditur opinionin publik vendas dhe atë shqiptar. Tre shtetas shqiptarë, mes tyre një baba 54-vjeç dhe djali i tij 20-vjeçar, si dhe një tjetër bashkëkombës 50-vjeçar, akuzohen për përfshirje në grabitjen që përfundoi në vrasje.

Ditën e sotme, ndërsa i dyshuari kryesor, 54-vjeçari, doli para gjykatës, bashkëpunëtori 50-vjeçar ka pranuar përfshirjen në ngjarje dhe ka dhënë dëshmi të detajuara për mënyrën si u organizua krimi. Ai deklaroi se ideja për grabitjen ishte e 54-vjeçarit, i cili kishte dëgjuar se viktima kishte shuma të mëdha parash dhe e kishte sugjeruar planin disa muaj më parë. “Gjithçka do të shkojë mirë, nuk do t’i bëjmë keq askujt”, i kishte thënë ai, duke e bindur të merrte pjesë.

Sipas dëshmisë së 50-vjeçarit, një ditë para krimit ata kishin vëzhguar zonën dhe lëvizjet e viktimës, ndërsa kishin konstatuar se ajo largohej nga zyra çdo mbrëmje në orën 8. Ditën fatale, ai pa bashkëpunëtorin e tij duke marrë një thikë nga kuzhina e vilës ku punonin, me premtimin se “nuk do të ndodhte asgjë”.

Për momentin, policia greke po heton të gjitha pistat, ndërsa të tre të dyshuarit ndodhen në paraburgim. Autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që të ketë edhe persona të tjerë të përfshirë në organizimin e grabitjes.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.