Falë bashkëpunimit efektiv mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, Policia e Shtetit në Shqipëri ka përfunduar procedurat e ekstradimit të tre shtetasve shqiptarë, të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për vepra të rënda në fushën e narkotikëve.
Në mesin e të ekstraduarve është Albert Koni, 51 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Torinos në vitin 2025 me rreth 4 vite e gjysmë burgim për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”. Ai akuzohet se në vitin 2017 ka shitur kokainë në zona publike të Arona dhe Novara-s.
Një tjetër i ekstraduar është R. A., 21 vjeç, i cili nga Gjykata e Milanos në 2024 mori masën “Arrest në burg” për “Trafikimin e lëndëve narkotike”. Ai dyshohet se gjatë viteve 2022-2024 ka qenë pjesë e një organizate kriminale që trafikonte sasi të mëdha droge në Milano.
Po ashtu, A. F., 39 vjeç, i kapur në kuadër të operacionit “COOK 2020” të Policisë italiane, është dënuar në vitin 2024 për trafikim droge dhe armëmbajtje pa leje nga Gjykata e Gjenovës.
Të tre personat pas ekstradimit do t’i nënshtrohen dënimeve sipas vendimeve të gjykatave italiane.
Ky sukses thekson rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.