Është zyrtarizuar marrëveshja në fushën e shërbimeve të transportit ajror mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite. Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Kosovës në Riad, duke njoftuar se Kryeministri i Arabisë Saudite, njëherësh Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman Al Saud, e ka aprovuar marrëveshjen në mbledhjen e fundit të qeverisë.
Marrëveshja është nënshkruar më 29 tetor 2024 nga ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, dhe Ali Bin Mohammed Rajab, zëvendëspresident ekzekutiv për Transportin Ajror dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar në Autoritetin e Përgjithshëm të Aviacionit Civil të Arabisë Saudite.
Në deklaratën e tij gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, ministri Aliu theksoi rëndësinë strategjike që kjo marrëveshje ka për sektorin e aviacionit civil dhe për vendin në tërësi:
“Transporti ajror nuk është thjesht një mjet udhëtimi, ai është një urë që lidh njerëzit, bizneset dhe idetë përtej kufijve.”
Sipas tij, kjo marrëveshje jo vetëm që hap rrugën për linja ajrore direkte ndërmjet dy vendeve, por gjithashtu do të fuqizojë turizmin, do të rrisë shkëmbimet tregtare dhe do të forcojë marrëdhëniet kulturore mes Kosovës dhe Arabisë Saudite.
Mbretëria e Arabisë Saudite, që konsiderohet si një partner me rëndësi në rajon, tashmë ka hedhur një hap konkret drejt forcimit të bashkëpunimit me Kosovën, duke hapur potencialisht dyert për investime, bashkëpunim teknik dhe lehtësim të lëvizjes së qytetarëve dhe bizneseve të të dy vendeve.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.