Dështon për herë të 22-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës, seanca ndërpritet

E martë, 17 Nëntor, 2026

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish të martën, duke shënuar kështu përpjekjen e 22-të pa sukses që nga 15 prilli, kur ishte thirrur për herë të parë mbledhja për konstituim.

Kryesuesi i seancës, sipas procedurës, kërkoi sërish nga deputetët që të propozonin anëtarët për komisionin që do të mundësonte votimin e fshehtë të kryesisë. Megjithatë, opozita nuk dorëzoi as këtë herë emrat e saj për të plotësuar përbërjen e komisionit.

Përpjekja për të votuar një komision pa përfaqësues të opozitës dështoi, pasi nuk u arrit numri i nevojshëm i votave në Kuvend. Si rrjedhojë, seanca u ndërpre dhe është parashikuar të vazhdojë pasnesër.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar një ndryshim të ritmit të seancave, duke kërkuar që ato të mos vazhdojnë çdo 48 orë, siç përcaktohet nga rregullorja aktuale e Kuvendit, por një herë në javë – një ide që pritet të shkaktojë diskutime në ditët në vijim.

Ngërçi institucional ka hyrë tashmë në muajin e dytë, pa një zgjidhje në horizont, ndërsa pasojat e vonesës në konstituim fillojnë të ndihen gjithnjë e më fort në jetën politike të vendit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.