Organizata Human Rights Watch (HRW) i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar të ndalojnë përdorimin e Ballkanit si një “depo” për emigrantët dhe të rishqyrtojnë planet për vendet e treta, ku do të dërgohen azilkërkuesit e refuzuar.
Në mars të këtij viti, BE-ja miratoi një mekanizëm që lejon shtetet anëtare të hapin qendra për migrantë jashtë territorit të BE-së, ku do të transferohen ata që nuk kanë fituar azil ose që janë dëbuar. Pak javë më vonë, kryeministri britanik Keir Starmer njoftoi nisjen e bisedimeve për krijimin e qendrave të kthimit jashtë Mbretërisë së Bashkuar, me Ballkanin si një nga destinacionet kryesore.
Starmer ka zhvilluar kontakte edhe me Shqipërinë, e cila tashmë mirëpret qendra kthimi për refugjatët që vijnë nga Italia. Ndërkohë, Britania e Madhe ka paralajmëruar investime prej gjashtë miliardë eurosh në Maqedoninë e Veriut për mbështetje në këtë fushë.
Megjithatë, HRW paralajmëron se trajtimi i Ballkanit si një vendgrumbullim i emigrantëve është i gabuar dhe kërkon që BE-ja dhe Britania të ndihmojnë në zhvillimin e sistemeve funksionale të azilit në rajon, duke përqendruar vëmendjen veçanërisht në situatën në Bosnjë-Hercegovinë.
Organizata thekson se shtimi i azilkërkuesve në sistemin e problematik të paraburgimit në Bosnjë vetëm do të përkeqësojë situatën dhe rreziqet për abuzim. Në vitin 2023, Bosnja njohu statusin e refugjatit vetëm për katër persona nga 147 aplikime.
Sipas Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët, procedurat e azilit në Bosnjë janë tepër të zgjatura, me intervista fillestare që vonohen deri në gjashtë muaj dhe vendime që marrin deri në 344 ditë.
HRW i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndihmojë në përmirësimin e sistemit të azilit në vendet e Ballkanit, në vend të mbështetjes së masave që vetëm sa e komplikojnë situatën.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.