Kurti kërkon zgjidhje me votim të fshehtë, Kuvendi në ngërç për herë të 21-të

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kosova vijon të mbetet e zhytur në një ngërç institucional, pasi deputetët e Kuvendit kanë dështuar për herë të 21-të të konstituojnë legjislaturën e re, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se mënyra e vetme për të dalë nga ky bllokim është votimi i fshehtë për kryetarin e Kuvendit.

“Albulena Haxhiu nuk është as në pyetje, as në pikëpyetje. Përgjigja është votimi i fshehtë, për çfarë opozita padrejtësisht dhe me dëm për shtetin e Kosovës, po e pamundëson kuorumin”, deklaroi Kurti të hënën para gazetarëve, duke mbrojtur kandidaturën e vetme të Vetëvendosjes për këtë post.

Seanca e fundit u ndërpre sërish të dielën dhe do të rinisë më 27 maj në orën 11:00. Në votimin për formimin e komisionit që do të mundësonte procedurën me votim të fshehtë, morën pjesë 90 deputetë; 53 votuan pro, një kundër dhe nuk pati abstenime, por gjithsesi nuk u arrit kuorumi për vazhdim të procesit.

Zvarritja ka sjellë shqetësime të theksuara, si në skenën politike të brendshme, ashtu edhe nga faktorët ndërkombëtarë. Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ka kërkuar vazhdim të procesit demokratik dhe konstituimin e institucioneve.

Nga ana tjetër, opozita akuzon Vetëvendosjen për bllokim. Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, i bëri thirrje Kurtit që të reflektojë: “Qytetarët nuk kanë votuar për bllokadë, por për ndërtim të institucioneve.”

Ndërkohë, deputetja e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu, theksoi se procesi nuk do të bllokohet nga pazaret politike. “Problemi nuk është tek emri, por pas emrit fshihet një arsye e qartë bllokuese nga opozita.”

Pavarësisht thirrjeve për kompromis, Vetëvendosje nuk ka ndërmend të tërhiqet nga kandidatura e Albulena Haxhiut, duke e konsideruar këtë si të drejtë ekskluzive të fituesit të zgjedhjeve. Deri atëherë, Kosova mbetet pa Kuvend të konstituar dhe pa qeveri të re, mbi tre muaj pas zgjedhjeve.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.