SHBA / Shkencëtarja shqiptare Donjeta Gjuka mesazh për bashkëkombasit

E martë, 1 Korrik, 2025

Shkencëtarja shqiptare në SHBA, Donjeta Gjuka, e cila studjon biologjinë molekulare dhe qelizat, ka ndarë disa këshilla për qytetarët që të marrin masat e duhura për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo bëri të ditur se mbrojtja dhe kujdesi thelbësor në këto momente është mënyra e vetme për të parandaluar këtë pandemi.

“Mbrojtja është shumë e nevojshme për parandalimin e përhapjes së virusit deri sa të bëhen zhvillime më të mëdhaja në shkencë për trajtim dhe vaksinim. Përndryshe, pa i ndërmarrë përmasat e nevojshme, mund të tejngarkojmë sistemin shëndetësorë”, ka shkruar Gjuka.

Aktualisht, shkencëtarja shqiptare jep kontributin e saj në Universitetin e Teksasit në Austin ndërsa më parë ajo ka qenë e angazhuar si kërkuese shkencore në “Harvard Stem Cell Institute” në Boston.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.