Serbia lëshon urdhër-arresti për policin e Kosovës pas incidentit në veri!

E martë, 17 Nëntor, 2026

Autoritetet e Serbisë kanë lëshuar një fletarrestim për një oficer të Policisë së Kosovës, në lidhje me një incident të ndodhur një ditë më parë në veri të Kosovës, zonë e banuar kryesisht nga serbë.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, deklaroi se urdhri i arrestit është lëshuar për policin me inicialet D.B., i cili, sipas tij, më 23 maj sulmoi fizikisht dhe plagosi një nxënës serb të shkollës së mesme gjatë festimeve të maturës në Mitrovicën e Veriut.

Sipas deklaratës së Ministrisë së Brendshme serbe, urdhri për arrest do të mbetet në fuqi pa afat parashkrimi dhe do të ekzekutohet “sa herë që të jetë e mundur”.

Ndërkohë, Policia e Kosovës për rajonin e veriut njoftoi se parada e maturantëve serbë në Mitrovicën e Veriut përfundoi “qetësisht dhe pa ndonjë problem”. Në komunikatë thuhet se pati ndërhyrje të policisë për të shmangur provokimet, por situata u qetësua dhe festa vijoi normalisht.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet kosovare lidhur me fletarrestimin e lëshuar nga Serbia.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.