Itali/ 38-vjeçari shqiptar humb jetën në aksident në Nettuno

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, më 24 maj, në zonën Tre Cancelli të qytetit Nettuno, pranë Romës, ku një shtetas shqiptar 38-vjeçar humbi jetën gjatë një ndjekjeje policore.

Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 20:30 dy automjete kaluan me shpejtësi të madhe para dy patrullave të policisë. Autoritetet nisën menjëherë ndjekjen. Një nga makinat u ndal pak më pas dhe brenda saj ndodhej një shtetas italian 26-vjeçar, i cili u arrestua për mbajtje dhe shpërndarje të substancave narkotike.

Ndërkohë, makina tjetër, një Fiat Cinquecento e drejtuar nga shqiptari, vazhdoi arratisjen. Ai hyri në një rrugë të dëmtuar dhe pa asfalt, ku për shkak të pluhurit të ngritur, policia humbi përkohësisht kontaktin vizual me mjetin.

Pak çaste më vonë, automjeti doli nga rruga dhe u përplas me një shtyllë telefoni, duke u rrotulluar disa herë. Përplasja rezultoi fatale për drejtuesin e mjetit, i cili vdiq në vend. Trupi i pajetë u transportua në spitalin “Policlinico Tor Vergata” për ekzaminime të mëtejshme.

Në makinën e përmbysur u gjet një çantë e madhe që përmbante 23 paketa me gjithsej 25 kilogramë kokainë, një sasi e konsiderueshme që konfirmon dyshimet për përfshirjen e të ndjerit në trafikun e drogës.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe autoritetet italiane kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrjetit të shpërndarjes së drogës që mund të jetë i përfshirë në këtë rast. Ndërkohë, 26-vjeçari italian ndodhet në paraburgim në pritje të konfirmimit të masës së arrestit nga gjykata.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.