Greqi/Punëtorja shtëpiake në Aigio akuzohet për vjedhjen e 30 mijë eurove

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Një rast mashtrimi që ka tronditur komunitetin lokal dhe është duke u hetuar nga autoritetet greke, pasi një punëtore shtëpiake 39-vjeçare akuzohet për vjedhjen e një shume të konsiderueshme parash nga një grua 90-vjeçare, për të cilën ajo ofronte shërbime kujdesi.

Sipas një padie të depozituar nga fëmijët e të moshuarës, ndihmësja shtëpiake, e cila kujdesej gjithashtu edhe për njërin prej djemve të gruas që vuan nga probleme mendore, kishte arritur të përvetësonte kodet e kartave bankare të familjes. Ajo dyshohet se ka realizuar në mënyrë të përsëritur tërheqje nga llogaria bankare e të moshuarës, duke arritur një total prej 30,000 eurosh, në periudhën nga maji 2024 deri në janar 2025.

Policia greke ka identifikuar të dyshuarën dhe ka ngritur ndaj saj një padi për mashtrim. Zyrtarë të Departamentit të Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimeve në Aigialea konfirmuan se hetimet janë në fazë të avancuar dhe pritet arrestimi i saj.

“Oficerët tanë kanë identifikuar të dhënat e plotë të shtetases greke, e cila duke shfrytëzuar marrëdhënien e besimit me të moshuarën dhe gjendjen e saj të ndjeshme, përvetësoi gradualisht një shumë të madhe parash përmes aksesit të paautorizuar në llogaritë bankare”, thuhet në deklaratën zyrtare të policisë.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të verifikojnë me rigorozitet sfondin dhe referencat e personave që angazhojnë për kujdes të afërmve të tyre.

Hetimet po vazhdojnë dhe policia nuk përjashton mundësinë e përfshirjes së të dyshuarës në raste të tjera të ngjashme.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.