Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka reaguar ashpër ndaj vendimit të fundit të Dhomave të Specializuara në Hagë, që refuzuan kërkesat për lirimin e përkohshëm të Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Në një deklaratë publike, OVL-UÇK e cilësoi këtë vendim si dëshmi të padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe si një hap prapa në përpjekjet e Kosovës për njohje ndërkombëtare të luftës së saj për liri.
“Mënyra se si po trajtohen nga kjo gjykatë bashkëluftëtarët tanë nuk është vetëm e padrejtë, por është gjithashtu një hap prapa në ndihmën që Kosova po kërkon drejt njohjes ndërkombëtare të luftës së saj për liri”, thuhet në reagimin e organizatës.
Veteranët i kanë bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të shqyrtojë këtë çështje me drejtësi e objektivitet, duke kërkuar t’i jepet fund, sipas tyre, trajtimit të padrejtë dhe diskriminues ndaj liderëve të UÇK-së.
“Ne, si OVL UÇK, do të vazhdojmë të mbrojmë luftën tonë të lavdishme për liri dhe do të qëndrojmë gjithmonë pranë atyre që dhanë gjithçka për të siguruar një të ardhme më të mirë për popullin e Kosovës”, përfundon reagimi i tyre.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.