Gjuriç kërcënon me luftë:Serbët nga qielli,Kosovën e marrim kur të jemi të denjë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriç në një deklaratë së fundmi ka shpërfaqur një retorikë nacionaliste dhe historikisht të rrezikshme, duke krahasuar serbët në Kosovë me hebrenjtë në Palestinë dhe duke i quajtur “popull i zbritur nga qielli”.

“Duhet të sillemi si një popull qiellor këtu në tokë,” tha Gjuriç, duke i veshur një përmasë fetaro-mistike pretendimeve territoriale të Beogradit mbi Kosovën. Ai citoi Patriarkun Pavle, duke shtuar: “Do ta kemi Kosovën kur të jemi të denjë për të.”

Deklaratat vijnë në një kohë kur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë mbeten të larta, ndërsa komuniteti ndërkombëtar vijon të kërkojë uljen e gjuhës së urrejtjes dhe respektimin e integritetit territorial të Kosovës. Retorika e Gjuriç është jo vetëm një përpjekje për të risjellë në tryezë mitet historike të shekullit të kaluar, por edhe një kërcënim i qartë ndaj paqes në rajon.

Ai pretendoi se 10 nga 38 komunat e Kosovës janë me shumicë serbe – një deklaratë që bie ndesh me të dhënat e regjistrimeve të popullsisë dhe realitetin multietnik të vendit. “Askush nuk i pyeti nëse donin të ishin pjesë e projektit të Kosovës së pavarur,” u shpreh Gjuriç, duke e cilësuar pavarësinë e Kosovës si një “projekt të sajuar” dhe duke deklaruar se ruajtja e “shtetit serb në Kosovë” është një detyrë shumëgjeneracionale.

Ai la të nënkuptohet se Serbia do të vazhdojë të investojë në një projekt që synon jo integrimin, por dominimin. “Shpresoj që me rrethanat e ndryshuara ndërkombëtare… gjërat të ndryshojnë në favorin tonë,” tha Gjuriç, duke lëshuar një sinjal të qartë se Serbia nuk ka hequr dorë nga pretendimet e saj territoriale, pavarësisht njohjes ndërkombëtare të shtetësisë së Kosovës nga mbi 100 vende.

Deklaratat e tij kulmuan me një pohim të frikshëm: “Lufta për Kosovën do të zgjasë shumë gjatë” – një mesazh që minon çdo përpjekje për paqe, stabilitet dhe bashkëjetesë në rajon.

Përmes gjuhës së tij të zjarrtë dhe referencave mitike, Marko Gjuriç risjell në memorien kolektive skemat propagandistike të viteve ’90 që përfunduan me tragjedi të mëdha në Ballkan. Në vend të një diplomacie të orientuar drejt së ardhmes dhe bashkëpunimit rajonal, ai zgjedh të mbjellë përçarje dhe të luajë me ndjenja të rrezikshme historike.

Kjo gjuhë, e veshur me petkun e patriotizmit, nuk është gjë tjetër veçse një thirrje për konflikt të zgjatur – dhe një alarm për të gjithë ata që besojnë në vlerat e bashkëjetesës dhe respektimit të sovranitetit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.