Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, ka bërë një deklaratë të fortë publike duke akuzuar mafian shqiptare në Ekuador për përfshirje në një komplot terrorist me qëllim sabotimin e zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 25 maj në vendin e tij.
Në një konferencë të jashtëzakonshme të mbajtur më 19 maj në Sallën “Simón Bolívar”, në prani të Zëvendëspresidentes Delcy Rodríguez dhe Ministrit të Mbrojtjes Vladimir Padrino López, Maduro tha se mercenarë të lidhur me mafian shqiptare kishin planifikuar vendosjen e bombave në territorin venezuelian.
“Mafia shqiptare që sundon Ekuadorin dërgoi disa nga mercenarët e saj për të vendosur bomba në Venezuelë. Ata janë kapur,” deklaroi ai me një ton të ashpër, duke i cilësuar të arrestuarit si “terroristë”.
Ministri i Brendshëm venezuelian, Diosdado Cabello, konfirmoi se deri tani janë ndaluar 38 persona që dyshohen për përfshirje në këtë komplot, mes tyre 17 të huaj.
Sipas Presidencës së Venezuelës, Maduro e ka lidhur këtë komplot me figurën e Daniel Noboa, presidentit të Ekuadorit, dhe Erik Prince, themeluesit të kompanisë ushtarake private amerikane Blackwater.
“Përballë kërcënimeve të reja: Votoni po, plumbat jo!”, thuhet në një deklaratë zyrtare të Presidencës, duke e cilësuar si prioritet mbrojtjen e paqes dhe sigurisë kombëtare në prag të zgjedhjeve.
Deklaratat e Maduros vijnë në një klimë tensioni të lartë politike dhe pasigurie rajonale, teksa ai kërkon të mobilizojë mbështetësit e tij përballë asaj që e konsideron një komplot ndërkombëtar kundër sovranitetit të Venezuelës.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.