Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me faktin që, edhe pas më shumë se dy dekadash nga përfundimi i luftës, Kosova ende nuk njihet nga të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.
Në një deklaratë të bërë së fundmi, Terras e konsideroi këtë një situatë që nuk mund të vazhdojë më dhe që kërkon një përballje serioze nga instancat evropiane.
“Pas 25 vitesh, nuk është normale që ka ende vende që nuk e njohin Kosovën. Kjo është diçka me të cilën duhet të përballemi,” u shpreh ai.
Terras njoftoi se, së bashku me raportuesin për Serbinë, eurodeputetin kroat Tonino Picula, janë duke shqyrtuar mundësinë e fillimit të një dialogu të drejtpërdrejtë me vendet që nuk e kanë njohur ende Kosovën, për të shtyrë përpara procesin e njohjes ndërkombëtare.
“Po konsiderojmë që të fillojmë një proces komunikimi me këto vende dhe të gjejmë mënyra konkrete për ta shtyrë përpara njohjen e Kosovës si shtet,” tha Terras, duke theksuar se kjo është një detyrë që duhet ta marrin me seriozitet edhe Komisioni Evropian dhe liderët e ardhshëm të BE-së, përfshirë Kaja Kallas.
Megjithatë, eurodeputeti eston nuk u shfaq shumë optimist për ndryshime të menjëhershme, duke pranuar se situata gjeopolitike është komplekse: “Nëse nuk bëjmë asgjë, është e sigurt që nuk do të ndodhë asgjë. Së paku duhet të përpiqemi të kuptojmë pengesat dhe sfidat.”
Terras tha se përkrahja për Kosovën duhet të jetë e qartë dhe e vendosur, pasi vendi ka bërë përparim drejt integrimit evropian dhe meriton mbështetje të plotë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.