Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të diele në Greqi, ku një shtetas shqiptar është gjetur i varur pranë banesës së tij. Viktima është identifikuar si M.G., 41 vjeç, i cili jetonte dhe punonte prej vitesh në një punishte në një nga ishujt grekë, në zonën e Spiladionit.
Sipas mediave vendase, dyshohet se shqiptari i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëvarur. Trupi i tij u gjet nga banorë të zonës në orët e para të mëngjesit, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur policia dhe mjeku ligjor për të kryer ekzaminimet përkatëse.
Departamenti i Sigurisë ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të asaj që paraprakisht konsiderohet si një vetëvrasje, ndërkohë që ende nuk ka informacion zyrtar mbi motivet që mund ta kenë çuar 41-vjeçarin drejt këtij akti tragjik.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.