Trajneri i Serbisë, Stojković në krah të Vuçiçit: Na mundni Shqipërinë në Tiranë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Në një ngjarje politike të organizuar nga Partia Progresive Serbe në Nish, trajneri i ekipit kombëtar të futbollit të Serbisë, Dragan Stojković (i njohur si Pixie), ishte një nga të ftuarit e veçantë në krah të Presidentit Aleksandër Vuçiç. Ky i fundit publikoi foto dhe video me Stojkovićin në rrjetet sociale, duke e falënderuar për mbështetjen në një moment ku figura të tjera publike kanë zgjedhur të heshtin.

“Faleminderit Pixi-t dhe shumë legjendave të Nishit që gjithmonë kanë qenë me Serbinë,” shkroi Vuçiç në Instagram.

Gjatë tubimit, Presidenti serb e thirri publikisht trajnerin nga skena dhe, mes duartrokitjeve të pjesëmarrësve, i kërkoi që të fitojë ndeshjen kundër Shqipërisë, më 7 qershor në Tiranë.

“Në qershor luani atje kundër Shqipërisë, për t’i mposhtur ata,” u shpreh Vuçiç, duke e kthyer kështu një ndeshje futbolli në çështje krenarie kombëtare.

Dragan Stojković nuk e ka fshehur mbështetjen për politikën e Vuçiçit. Ai ka deklaruar publikisht se gëzon përkrahjen e “njeriut më të rëndësishëm në vend”, duke përforcuar pozitat e tij përballë kundërshtarëve në Federatën Serbe të Futbollit, mes tyre edhe Branislav Nedimoviç, ish-ministër dhe pretendent për kreun e federatës.

Prania e trajnerit të kombëtares në një takim partiak dhe përdorimi i sportit në retorikë politike, veçanërisht për një ndeshje kundër Shqipërisë, ka ngjallur reagime dhe shqetësime për ndërthurjen e sportit me agjenda nacionaliste në rajon.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.