Zbardhet vrasja në Athinë pas 17 vitesh, dy shqiptarë merren të pandehur

E shtunë, 21 Nëntor, 2026

Pas 17 vitesh nga një vrasje e ndodhur në lulishten “Karamali Kipseri” në Athinë, prokuroria e Korçës ka marrë të pandehur dy shtetas shqiptarë që strehoheshin në Shqipëri. Armando Tarushllari dhe Gëzim Latja akuzohen për vrasjen me dashje të Arjan Xhambazit më 6 dhjetor 2008, ngjarje që tronditi kryeqytetin grek dhe për të cilën autorët kishin arritur t’i shpëtonin drejtësisë për një kohë të gjatë.

Sipas hetimeve, ngjarja nisi si pasojë e një konflikti familjar mes bashkëshortëve Elvira dhe Flamur Demiri, ku Elvira, për shkak të dhunës së vazhdueshme, ishte strehuar në banesën e një shoqeje. Ndërhyrja e Flamur Demirit për ta marrë gruan me forcë u përshkallëzua në përplasje fizike mes dy grupeve, ku u përdorën thika, sende të forta dhe pirunj.

Si pasojë, Arjan Xhambazi mbeti i vrarë nga goditjet me thikë, Flamur Demiri pësoi dëmtime serioze, ndërsa një tjetër shtetas, Ibrahim Demiri, mbeti i lënduar lehtë. Dy autorët e dyshuar, Tarushllari dhe Latja, u larguan menjëherë nga Greqia, duke u fshehur në Shqipëri.

Në maj të vitit 2024, pas një vendimi të Gjykatës së Korçës dhe në bashkëpunim me autoritetet greke, të dy të dyshuarit u arrestuan dhe tashmë pritet të përballen me drejtësinë për veprën penale të “Vrasjes me dashje”.

Prokuroria e Korçës ka marrë aktet hetimore nga homologët në Athinë, të cilat kanë ndihmuar në riaktivizimin e dosjes dhe në identifikimin e plotë të autorëve. Më herët, për këtë ngjarje, në Greqi ishte arrestuar dhe dënuar me 3 vite e 6 muaj burgim shtetasi shqiptar Edmond Qershia për plagosje.

Pas më shumë se një dekade hetimesh, çështja e vrasjes së Arjan Xhambazit pritet të zbardhet përfundimisht në gjykatat shqiptare.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.