Narrativat e rreme për përdhunimet, Sekuloviq: Nuk e ndihmojnë komunitetin serb

E martë, 17 Nëntor, 2026

Politika e mbështetur në urrejtje etnike, që vjen nga qarqet politike në Beograd, nuk i shërben komunitetit serb në Kosovë. Kështu ka deklaruar Aleksandër Sekuloviq, bashkëpunëtor i Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, duke reaguar ndaj fushatave të fundit dezinformuese që përflasin për përdhunime të grave serbe në veri të Kosovës.

Në një shkrim të botuar së fundmi, Sekuloviq e cilëson këtë si një “pseudo-ngjarje klasike”, që nuk i kontribuon as të vërtetës, as pajtimit dhe as mirëqenies së komunitetit serb në Kosovë. Ai u bën thirrje serbëve të Kosovës të mos bien pre e këtyre miteve që, sipas tij, janë shpikur për qëllime politike që nga fundi i viteve ’80 dhe janë ushqyer nga nacionalizmi serb.

“Komuniteti serb në Kosovë duhet të krijojë organizata që vendosin kontakte me organizata shqiptare dhe përmes dialogut të ndërtojnë kushte për një jetë më të mirë për të gjithë”, shkruan Sekuloviq.

Ai kritikon organizatën fantazmë “Demokracia Serbe” nga veriu i Mitrovicës, e cila sipas tij është themeluar për të moderuar në dukje pozicionet ekstremiste të Listës Serbe. Kjo organizatë, në aksionin e saj të fundit, ka krijuar një lloj “garde serbe” që supozohet të mbrojë gratë serbe nga ngacmimet që thuhet se po u bëhen nga shqiptarët, pa asnjë provë konkrete.

Sekuloviq sjell në vëmendje se miti për përdhunimin e grave serbe është propaganduar për dekada dhe është hedhur poshtë nga studime sociologjike që dëshmojnë se nuk ka pasur raste të tilla të “përdhunimeve ndëretnike” në Kosovë. Ai e mbyll analizën e tij me thirrjen për largim nga logjika e rrethimit dhe urrejtjes dhe për ndërtimin e një shoqërie të përbashkët përmes bashkëpunimit ndëretnik.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.