Balla: Mirënjohje për më shumë se 120 mijë bashkatdhetarë që mbështetën PS

E martë, 17 Nëntor, 2026

Pas përfundimit të numërimit të votave të ardhura nga jashtë vendit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, drejtuesi politik për diasporën në Partinë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar me një mesazh falënderimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar pjesëmarrjen e diasporës si një moment historik për vendin.

“Mirënjohje diaspora kuqezi! Mbi 120 mijë shqiptarë e shqiptare, pothuajse dy në tre votues nga jashtë, mbështetën Edi Ramën dhe Partinë Socialiste për ta vendosur flamurin kuqezi në oborrin e Bashkimit Europian. Kjo është një votë historike”, ka shkruar Balla në reagimin e tij.

Deklarata e tij vjen në një moment kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e numërimit të mbi 197 mijë zarfeve të dërguara me postë nga shqiptarët që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Sipas të dhënave zyrtare, pjesëmarrja nga diaspora ka qenë rreth 80% e votuesve të regjistruar, ndërsa Partia Socialiste ka siguruar mbi 122 mijë vota, që përbëjnë mbi 61% të mbështetjes së përgjithshme nga jashtë.

Vota e diasporës është konsideruar vendimtare në konfigurimin përfundimtar të mandateve në disa qarqe, përfshirë Vlorën dhe Fierin, ku Partia Socialiste arriti të fitojë mandate shtesë pikërisht falë mbështetjes së emigrantëve shqiptarë.

Kjo është hera e parë që shqiptarët jashtë vendit kanë votuar në zgjedhjet parlamentare, pas miratimit të kuadrit ligjor për pjesëmarrjen e diasporës në procesin zgjedhor. Institucionet përgjegjëse e kanë cilësuar procesin si një sukses logjistik dhe demokratik, ndërsa pritet që eksperienca e këtij viti të shërbejë si bazë për përmirësime të mëtejshme në të ardhmen.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.