Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë së BE, njëkohësisht ZV/Presidente e Komisionit Europian Kaja Kallas, mbërriti sot në Tiranë në kuadër të Samitit të gjashtë politik Evropian që mbahet në vendin tonë.
Në mbërritje Kallas iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.
Një ndër pyetjet ishte: “A mendoni se Shqipëria do bëhet pjesë e BE deri në 2030?”
Kallas u përgjigj duke thënë se vendi ynë po bën progres për reformat dhe se duhet të vazhdojë me to deri në finalizimin e tyre.
Gjithashtu Kalla tha se edhe nga ana e Evropës duhen bërë hapat e duhur, teksa theksoi se në BE ka një moment politik kur të gjithë duan që procesi i zgjerimit të ndodhë.
Kaja Kallas: Po, mendoj që Shqipëria po bën progres të shkëlqyer kur vjen fjala për reformat që janë të nevojshme. Nga ana e Evropës duhen bërë hapat e duhur, ju duhet të bëni reformat, por ka një moment politik kur të gjithë duan që procesi i zgjerimit të ndodhë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.