Samiti në Londër për procesin e Berlinit, Rama: Dritare diskutimi

E shtunë, 21 Nëntor, 2026

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij britanik Keir Starmer zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp në selinë e Qeverisë shqiptare, ku u diskutuan bashkëpunimet për menaxhimin e emigracionit dhe perspektivat rajonale.

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve për mundësinë që Britania e Madhe të krijojë në Shqipëri një facilitet të ngjashëm me atë që ekziston me Italinë për emigrantët ilegalë, Rama theksoi se modeli i bashkëpunimit me Italinë është në fazë testimi dhe kërkon kohë për t’u vlerësuar.

“Ky është një model që, nëse funksionon, mund të zgjerohet jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera të rajonit. Nëse rezultatet do të jenë pozitive, nuk ka arsye që të mos ketë vullnet nga vendet e tjera”, u shpreh Rama.

Kryeministri shqiptar gjithashtu foli për Samitin e Procesit të Berlinit, që do të mbahet në Londër në tetor, duke përshkruar rëndësinë e përfshirjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në dialogun me Britaninë e Madhe.

“Ne besojmë se do të jetë një hap pozitiv që në Samitin e Londrës të krijohet një hapësirë diskutimi për marrëdhëniet mes Britanisë së Madhe dhe Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në bashkëpunimin ekonomik, tregtar dhe investimet britanike në rajon. Ky bashkëpunim do të forcojë edhe partneritetin tonë në luftën kundër emigracionit të paligjshëm dhe rrjeteve kriminale në të gjithë rajonin, duke krijuar një rrjet koordinues midis strukturave ligjzbatuese shqiptare dhe britanike, për të siguruar kontroll më të mirë të trafikut të paligjshëm të njerëzve,” përfundoi Rama.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.