Një sondazh i pazakontë i publikuar nga faqja amerikane Insider Monkey, që analizoi mijëra komente nga përdoruesit e platformës Reddit, ka përpiluar një listë të 20 vendeve me gratë më të bukura në botë — sipas perceptimeve të komunitetit online. Në krye të klasifikimit janë gratë nga Kolumbia, të cilat, sipas komentuesve, përfaqësojnë “modelin më ideal të bukurisë” me tipare si flokë të shëndetshëm, sy ekzotikë dhe shprehje të theksuara femërore.
Kjo listë, që nuk ka ndonjë bazë shkencore por reflekton më shumë stereotipet dhe shijet subjektive të përdoruesve të internetit, i vendos gratë polake në vendin e dytë, me 324 vota, të vlerësuara për “gjene të mira”, mollëza të theksuara dhe lëkurë të bardhë. Gratë greke dhe ruse ndajnë vendin e tretë dhe të katërt me nga 311 vota, të ndjekura nga ato çeke, suedeze dhe islandeze.
Gratë amerikane renditen në vendin e tetë, ndërsa brazilianet — të vlerësuara për “shkëlqimin e veçantë që dallon nga standardet kaukaziane” — në vendin e nëntë. Në pozicionin e dhjetë, sipas sondazhit, janë gratë japoneze, të cilat janë shpërblyer për elegancën dhe rafinimin.
Në mesin e vendeve më të përmendura për bukurinë e femrave janë edhe Franca, Italia, Norvegjia, Tajlanda dhe Turqia. Shqipëria renditet në vendin e 19-të me 197 vota, duke u futur në një listë ku dominojnë vendet evropiane dhe disa nga Azia Lindore dhe Amerika Latine.
Megjithëse të tillë klasifikime shpesh kritikohen për reduktimin e bukurisë në parametra të jashtëm dhe për mosmarrjen në konsideratë të diversitetit kulturor dhe individual, ato vijojnë të zgjojnë interes të gjerë në platformat sociale dhe mediat digjitale.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.