Kosova nis fushatën e kualifikimeve për Kupën e Botës 2026 ndaj Zvicrës në Bazel

E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Kombëtarja e Kosovës do të nisë rrugëtimin e saj drejt Kupës së Botës “2026” me një përballje të shumëpritur ndaj Zvicrës, më 5 shtator në stadiumin “St. Jakob-Park” të Bazelit, njoftoi Federata Zvicerane e Futbollit të mërkurën.

Përballja pritet të jetë më shumë se një ndeshje futbolli. Me një komunitet të madh shqiptar që jeton në Bazel dhe me lidhjet e shumta personale e kulturore mes lojtarëve dhe të dy vendeve, atmosfera në stadium pritet të jetë elektrizuese.

Zvicra do të zhvillojë edhe ndeshjen e dytë të grupit në të njëjtin stadium, më 8 shtator kundër Sllovenisë. Të dyja takimet do të nisin në orën 20:45 me orën lokale.

Për Kosovën, kjo përballje është jo vetëm një test i fortë sportiv, por edhe një sfidë simbolike, duke marrë parasysh historinë e përbashkët të shumë futbollistëve shqiptarë që kanë bërë karrierë në ekipin kombëtar zviceran.

Ndeshja e shtatorit pritet të mbledhë mijëra tifozë shqiptarë nga Zvicra dhe vendet fqinje, të gatshëm për të mbështetur “Dardanët” në një nga sfidat më të rëndësishme të kalendarit ndërkombëtar të këtij viti.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.