Haxhiu: Ekstradimi për krime kibernetike, dëshmi e sundimit të ligjit në Kosovë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Autoritetet e Kosovës kanë ekstraduar drejt Shteteve të Bashkuara Liridon Masuricën, 33 vjeç, i njohur në rrjet si “blackdb”, i dyshuar për krime të rënda kibernetike, përfshirë vjedhje identiteti dhe mashtrime në internet. Zyrtarët amerikanë konfirmuan të martën se Masurica ka mbërritur në SHBA dhe ka dalë për herë të parë para gjykatës.

Zyra e Prokurorit të SHBA-së në Distriktin e Mesëm të Floridës njoftoi se, nëse shpallet fajtor për të gjitha akuzat, Masurica mund të përballet me një dënim deri në 55 vjet burg.

Ministrja në detyrë e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, e cilësoi këtë veprim si një dëshmi të qartë të angazhimit të shtetit për sundimin e ligjit dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

“Ekstradimi i një personi të shumëkërkuar për krime kibernetike është dëshmi konkrete e zotimit tonë të palëkundur për sundimin e ligjit, pa përjashtim dhe pa kompromis. Ky veprim është një hap i madh përpara në ndërtimin e besimit në drejtësi dhe thellimin e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara,” shkroi Haxhiu në një reagim publik.

Hetimi ndaj Masuricës u udhëhoq nga FBI, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Kosovës. Ai u arrestua më herët këtë vit në Kosovë, si pjesë e një operacioni të përbashkët mes autoriteteve amerikane dhe kosovare.

Sipas prokurorëve amerikanë, Masurica akuzohet për një sërë veprash penale që përfshijnë trafikun e të dhënave personale të vjedhura dhe mashtrime financiare përmes internetit. Ai do të mbahet në paraburgim në SHBA deri në përfundimin e procesit gjyqësor.

Rasti konsiderohet si një prej ekstradimeve më domethënëse për krime kibernetike nga Ballkani Perëndimor drejt SHBA-së, në një kohë kur bashkëpunimi ndërkombëtar për sigurinë digjitale po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.