Italia Greqia riafirmojnë mbështetjen për zgjerimin e BE në Ballkanin Perëndimor

E shtunë, 21 Nëntor, 2026

Italia dhe Greqia kanë nënshkruar dy marrëveshje të reja në fushën e energjisë dhe infrastrukturës hekurudhore, duke forcuar një aleancë strategjike që synon jo vetëm përmirësimin e lidhjeve dypalëshe, por edhe rritjen e qëndrueshmërisë energjetike në rajon.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe homologu i saj grek, Kyriakos Mitsotakis, shpallën planet për investime të përbashkëta që përfshijnë modernizimin e rrjetit hekurudhor grek me mbi 400 milionë euro si dhe një kontribut italian prej 360 milionë euro për trenat e rinj dhe infrastrukturën përcjellëse.

Në fushën e energjisë, të dy udhëheqësit shprehën angazhimin për të trefishuar kapacitetin e ndërlidhjes së energjisë elektrike mes dy vendeve. Mitsotakis e përshkroi Greqinë si një qendër të re të eksportit të energjisë në Evropën Juglindore, ndërsa Meloni theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në ndërtimin e një “arkitekture më të sigurt energjetike për gjithë rajonin”.

Takimi ndërqeveritar, i mbajtur në një moment të ndjeshëm për sigurinë dhe integrimin rajonal, adresoi gjithashtu çështjet e Ballkanit Perëndimor. Meloni dhe Mitsotakis përsëritën mbështetjen e tyre të qartë për zgjerimin e Bashkimit Evropian.

“Italia dhe Greqia ndajnë një vizion të përbashkët për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor,” thuhet në deklaratën e përbashkët, ku të dy liderët konfirmuan se ky angazhim do të theksohet edhe në samitin e Komunitetit Politik Evropian që pritet të mbahet në Tiranë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.