Deputetë britanikë kërkojnë sanksione ndaj Vuçiç pas pjesëmarrjes në Moskë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Një grup prej 26 ligjvënësish britanikë, të udhëhequr nga deputetja Emma Lewell-Buck, i ka kërkuar qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të vendosë sanksione ndaj Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas pjesëmarrjes së tij në një paradë ushtarake në Moskë më 9 maj — një veprim që shihet si një shenjë e afrisë në rritje me Rusinë e Vladimir Putinit.

Në një letër drejtuar Sekretarit të Jashtëm britanik, David Lammy, deputetët kërkojnë një “ndryshim rrënjësor” në qasjen diplomatike ndaj Beogradit, duke argumentuar se Serbia po ndjek një kurs që minon stabilitetin në Ballkan dhe aleancat perëndimore. “Mjaft më”, shkruan Lewell-Buck në një postim në platformën X, duke bërë të ditur nismën për vendosjen e sanksioneve.

Letra nënvizon se Vuçiç ka bashkëpunuar ngushtësisht me Kremlinin dhe ka ushtruar përpjekje për destabilizimin e Kosovës, Bosnje-Hercegovinës dhe më gjerë në rajon. Pavarësisht se është shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Serbia ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë, që nga fillimi i agresionit ndaj Ukrainës në vitin 2022.

Deputetët e konsiderojnë praninë e Vuçiqit në Moskë si provë të mëtejshme të lidhjeve të tij me Moskën dhe si një sinjal alarmues për rritjen e nacionalizmit në rajon. Në letër theksohet se përmes promovimit të ideologjisë së “Serbisë së Madhe”, regjimi i Vuçiçit rrezikon të ndezë tensione të reja që mund të përshkallëzohen në konflikte të përgjakshme në Ballkan.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.