Presidenti KE:Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE para vitit 2030

E shtunë, 21 Nëntor, 2026

Gjatë ndalesës së parë të turit të tij ballkanik,Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa,  theksoi se procesi i zgjerimit të BE-së mbetet i bazuar në meritë dhe se nuk përjashtohet mundësia që vendet që përmbushin kriteret të anëtarësohen më herët sesa afatet e pashkruara që kanë qarkulluar në diskutimet politike.

“Anëtarësimi nuk është çështje kalendarësh, por përparimi real,” tha Costa. “Shqipëria dhe Mali i Zi janë qartazi më të avancuarat ndër vendet kandidate. Nëse i çojnë përpara reformat, nuk ka arsye pse të mos anëtarësohen përpara vitit 2030.”

Këto komente vijnë ndërsa rajoni po përgatitet për Samitin e Komunitetit Politik Evropian që do të mbahet në Tiranë. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, konfirmoi pjesëmarrjen e tij në këtë takim dhe shprehu pritshmëri pozitive për diskutimet e fundjavës.

“Të enjten në mbrëmje do të jem në Tiranë për një takim me liderët rajonalë, me ftesë të Presidentit Costa dhe Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen,” tha Vuçiç. “Të premten do të marr pjesë në mbledhjen e Komunitetit Politik Evropian. Pres bisedime të mira dhe konstruktive.”

Ai theksoi rëndësinë e dialogut me Prishtinën, si dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, duke e cilësuar këtë si rrugën e vetme për zgjidhjen e problemeve.

Pas ndalesave në Bosnjë-Hercegovinë, Mal të Zi, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, Costa do ta përmbyllë turin e tij diplomatik në Shqipëri, ku do të marrë pjesë në samitin që po shihet si një provë e re për afrimin e Ballkanit Perëndimor me bërthamën evropiane.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.