Suedi/Naser Sopjani zgjidhet kreu i Shoqatës Kulturore Shqiptare “Dardania Dans”

E diel, 6 Korrik, 2025

Ditën e djeshme në Eslöv  të Suedisë në praninë e një numri të madh të bashkatdhetarve nga vende të ndryshme të Suedisë u mbajt Kuvendi i parë zgjedhor i Shoqatës Kulturore Shqiptare “Dardania Dans”.

Kuvendin e udhëheqën e Znj. Aferdita Hoti Bunjaku dhe Mona Juniku sipas skenarit të përgatitur dhe të miratuar nga Kuvendi. Kuvendin e shpalli të hapur znj. Mona Juniku e cila përshëndeti dhe i falënderojë të gjithë delegatët e këtij kuvendi dhe mysafirët pjesëmarrës dhe prezentoi rendinj e ditës, I cili u miratua unanimisht.

Kuvendin e përshëndetën me nga një fjalë përshëndetëse, Isak Bunjaku, Isuf Bajraktari, Xhevat Isufi, Antigona Osaj dhe Bashkim Jashari.

Këtë Kuvend e kishte përshëndetur po ashtu edhe z. Hysen Ibrahimi përmes një telegram urimi, të cilin telegram e lexoi znj. Afërdita Hoti Bunjaku, ku ndër të tjera shkruan, citat: Në pamundësi për të marrë pjesë në Kuvendin Themeltar të Parë zgjedhor të Shoqatës Kulturore Shqiptare “DARDANIA DANS”, në Eslöv të Suedisë (sepse ndodhem në vendlindje), më lejoni të ju përshëndes të gjithëve, duke ju uruar punë të mbarë.

Ti kontribuosh çështjes kombëtare duke themeluar shoqata kulturore shqiptare në mërgatë sikurse Shoqata e juaj Kulturore “DARDANIA DANS”, në Eslöv të Suedisë, don të thot shumë për gjuhën shqipe, kulturën, vallen, poezinë shqipe dhe gjithçka që është shqiptare.

Në të njejtën kohë ju jeni duke u shndërruar në ambasador të vërtet të kombit shqiptar. Sukseset e juaja kanë dhënë tanimë rezultate me nxënësit vallëtarë me koreografin z. Naser Sopjani një atdhetar i vertetë i kulturës dhe çështjes kombëtare, duke dëshmuar se ka një vullnet të madh për të kontribuar në fushën e kulturës”, fund citati.

Kuvendi njëzërit me aklamacion kryetar të Shoqatës Kulturore Shqiptare “Dardania Dans” në Eslöv  të Suedisë zgjodhi z. Naser Sopjanin. Në kryesi u zgjodhën Burim Hykolli, sekretar dhe Arsim Mexhuani arkëtar.

Kuvendin me këngë e valle e përcollën nxënësit vallëtarë të kësaj shoqate dhe me këngë folklorike nga shoqata “Okarina” nga Landskrona, që krijuan atmosferë festive për formimin e kësaj shoqate.

Nga Hysen Ibrahimi, më 11 maj 2025

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.