Nedim Bajrami nuk arrin të gjejë vazhdimësi te Rangers, edhe pse skuadra e tij po shkëlqen në kampionat. Mesfushori shqiptar u rikthye titullar pas dy ndeshjesh në stol, këtë herë ndaj Aberdeen, por surpriza nga trajneri Barry Ferguson erdhi në pushimin e ndeshjes: Bajrami mbeti në dhomat e zhveshjes dhe nuk u rikthye në fushë për pjesën e dytë.
Një vendim që ngre pikëpyetje mbi raportin mes trajnerit dhe ish-lojtarit të Sasuolos, i cili u transferua në Glasgow verën e kaluar për 3.5 milionë euro. Pas një fillimi pozitiv, forma e 26-vjeçarit ka pësuar rënie që nga janari, duke humbur vendin e titullarit në mënyrë të përsëritur.
Rangers triumfoi bindshëm 4-0, por Bajrami mbeti sërish në hije — një tjetër episod që shton pasigurinë për të ardhmen e tij në “Ibrox Stadium”.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.