Në një deklaratë të fortë pas dështimit për të 14-tën herë të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, akuzoi opozitën për bllokim të procesit dhe shkelje të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Për mua dhe për Vetëvendosjen, shqetësuese është që nuk po zbatohet Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Nga ata që përditë thonë se ne nuk e respektojmë Kushtetutën, janë pikërisht ata që sot po e shkelin atë,” u shpreh Haxhiu, duke iu referuar deputetëve të opozitës që nuk po marrin pjesë në votim.
Që prej 15 prillit, kur nisi seanca konstituive e legjislaturës së re, Kuvendi nuk ka arritur të zgjedhë kryetarin, me Lëvizjen Vetëvendosje që, ndonëse në koalicion me Guxo dhe Alternativa, nuk arrin të sigurojë 61 votat e nevojshme për të miratuar kandidaturën e Haxhiut.
Ajo shtoi se “veprimi i opozitës për të mos marrë pjesë në votim është jo vetëm bllokues, por edhe i papërgjegjshëm”, dhe bëri thirrje për reflektim. “Nëse nuk pajtohen me këtë komision, le të votojnë kundër. Vota për, kundër apo abstenim – të gjitha janë pjesë e procesit demokratik. Por të mungosh, kjo është sjellje e papranueshme,” tha ajo.
Seanca pritet të rinisë më 13 maj në orën 10:00, por perspektiva për një zgjidhje mbetet e pasigurt. Me një sistem politik të brishtë dhe një përçarje të thellë ndërmjet pozitës dhe opozitës, bllokada institucionale e Kosovës thellohet, duke vënë në pikëpyetje funksionalitetin e institucioneve të saj demokratike.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.