Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” po përballen me vonesa serioze për shkak të mungesës së institucioneve të reja shtetërore dhe bllokimit të Ligjit për Lojërat Mesdhetare në Gjykatën Kushtetuese.
Zyrtarë përgjegjës për organizimin e kësaj ngjarjeje multisportive paralajmërojnë se çdo ditë vonesë po rrezikon realizimin e këtij projekti madhor, i cili konsiderohet si ngjarje me rëndësi strategjike për shtetin dhe imazhin ndërkombëtar të Kosovës.
Kosova ka mbajtur zgjedhjet e përgjithshme më 9 shkurt por ende nuk janë formuar institucionet e reja. Procesi ka ngecur te zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, pasi partia që ka dalë e para në zgjedhje – Lëvizja Vetëvendosje – nuk po arrin t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për kandidaten e tyre.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama thotë për KosovaPress se mungesa e krijimit të institucioneve të nivelit qendror po e pamundëson zhvillimin e shpejtë të punëve që duhen kryer për këtë ngjarje sportive.Nga Ministria e Sportit, thonë se dërgimi i Ligjit për Lojërat Mesdhetare në Gjykatën Kushtetuese, e ka ndalur ritmin e punëve që kjo ministri ka pasur në plan t’i kryejë brenda këtij viti, por edhe viteve të ardhshme.

Nga Komiteti Olimpik i Kosovës ngrenë alarmin duke thënë se në kuvend po e dëmton tej mase rrjedhën e organizimit të këtyre lojërave.
Krasniqi tregon se KOK-u ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që Ligji për Lojërat Mesdhetare të trajtohet me prioritet për shkak të interesit shtetëror.
Për ta fituar të drejtën e organizimit të Lojërave Mesdhetare, Kosova është zotuar për ndërtimin e stadiumit kombëtar, kompleksin e pishinave olimpike në Prishtinë, fshatin olimpik, palestra e fusha të ndryshme sportive.

Në total, para Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, Qeveria e Kosovës ishte zotuar për 250 milionë euro investime në infrastrukturë sportive./KosovaPress
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.