Më 6 maj, në një ditë me shumë domethënie historike e personale, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar vëllain e tij, Luan Haradinaj, i cili ra dëshmor 28 vjet më parë gjatë luftës për lirinë e Kosovës.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Haradinaj shkroi se kjo datë shënon gjithashtu ditëlindjen e kryeheroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, si dhe të nënës së tij, Rukë Haradinaj. “Pikërisht më 6 maj u lind Nana Rukë, e në ditëlindjen e saj, para 28 vjetësh, Luani fitoi përjetësinë”, theksoi ai.
Me këtë rast, në Deçan dhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Zonës Operative të Dukagjinit në Gllogjan, Haradinaj nderoi të gjithë të rënët për liri, duke përkujtuar edhe figurën e veprimtarit e atdhetarit Smajl Haradinaj, babait të tij.
“Dhembja dhe malli për të dashurit që humbëm assesi nuk shuhet. Ky ishte çmimi i lirisë që ata e paguan për ne, e për shumë breza që do të jetojnë të lirë, me dinjitet e krenari, duke kujtuar dhe nderuar heroizmin e tyre”, shkroi Haradinaj, duke e kthyer përkujtimin në një mesazh të fortë reflektimi për sakrificën dhe lirinë.
Ai përmbylli mesazhin e tij duke i dhënë jehonë brezit të luftëtarëve që, siç u shpreh, “jetuan me nder dhe ranë për atdhe”.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.