Në një moment kyç për demokracinë shqiptare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) u bë sot arenë e një takimi të nivelit të lartë mes institucioneve kryesore të drejtësisë dhe rendit, me në qendër integritetin e procesit zgjedhor dhe garantimin e të drejtës së votës për çdo qytetar shqiptar – përfshirë ata që jetojnë jashtë vendit.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi priti në ambientet e KQZ-së Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela, kreun e SPAK-ut Altin Dumani dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ilir Proda. Në një sinjal të qartë bashkëpunimi institucional, palët diskutuan masat konkrete për të parandaluar dhe ndëshkuar çdo tentativë për të cenuar ligjin zgjedhor.
Fokusi i diskutimeve ishte ndërtimi i një procesi zgjedhor të qetë dhe të besueshëm në çdo fazë të tij, si dhe rritja e reagimit të shpejtë ndaj çdo shkeljeje të raportuar. U prezantuan statistika mbi kallëzimet e deritanishme për parregullsi, duke theksuar rëndësinë e reagimit në kohë të strukturave hetimore.
Një temë që mori vëmendje të veçantë ishte votimi nga jashtë vendit – një risi që ka ngjallur interes, por edhe sfida të shumta. Përfaqësuesit institucionalë diskutuan aspektet logjistike, sigurimin e dërgesave postare dhe verifikimin e besueshmërisë së çdo vote që vjen nga diaspora.
Në një vizitë të përbashkët në Qendrën Operacionale Kundër Krimeve Zgjedhore në ambientet e KQZ-së, drejtuesit panë nga afër bashkëpunimin ndërinstitucional, me përfaqësues të SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme të atashuar për të koordinuar çdo veprim të menjëhershëm në rastet e dyshimta.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.