Osmani pritet me mikpritje zyrtare në Malajzi, promovon Kosovën për investime

E hënë, 7 Korrik, 2025

Kryeministri i Malajzisë, Anwar Ibrahim, ka organizuar një drekë zyrtare në nder të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kompleksin qeveritar Seri Perdana në Putrajaya. Mikpritja është cilësuar si e jashtëzakonshme nga presidentja Osmani, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale theksoi harmoninë mes elementëve të kulturës malajziane dhe muzikës shqiptare që e bënë këtë takim të veçantë dhe mbresëlënës.

Në kuadër të kësaj vizite shtetërore, Presidentja Osmani zhvilloi gjithashtu një takim të rëndësishëm me përfaqësues të Dhomës Kombëtare të Tregtisë dhe Investimeve të Malajzisë (NCCIM), si dhe me përfaqësues nga sektorët e prodhimit, teknologjisë informative dhe turizmit.

Sipas njoftimit të Zyrës për Informim të Presidencës, në këto takime u diskutua gjerësisht për mundësitë që Kosova ofron për investime të huaja, veçanërisht në një klimë ekonomike që po bëhet gjithnjë e më tërheqëse për investitorët. Organizatat e pranishme përfaqësonin mbi 100 mijë biznese nga Malajzia, të interesuara për zgjerim dhe bashkëpunim ekonomik ndërkombëtar.

Presidentja Osmani falënderoi mikpritësit malajzianë për mbështetjen dhe shprehu bindjen se kjo vizitë do të forcojë marrëdhëniet dypalëshe, si dhe do të hapë rrugë të reja për bashkëpunim në fusha të ndryshme.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.