Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, ka vlerësuar rolin thelbësor që media dhe gazetarët luajnë në forcimin e demokracisë, duke garantuar transparencë, llogaridhënie dhe mbrojtje të të drejtave të njeriut.
Në një reagim të shpërndarë në rrjetet sociale, Ballanca nënvizoi se një media e lirë dhe e pavarur është një ndër shtyllat themelore të funksionimit demokratik dhe një nga aleatët më të rëndësishëm të institucioneve që kanë për mision mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.
Duke iu referuar një raporti të publikuar nga institucioni që ajo drejton më 3 maj të një viti më parë, i cili trajtonte ndikimin e procedurave hetimore mbi të drejtën për informim, Ballanca tha se ky dokument nxiti një debat të nevojshëm publik. “Gjetjet e raportit u dëshmuan me kohën si të drejta dhe të domosdoshme për mbrojtjen e interesit publik dhe të drejtave themelore”, theksoi ajo.
Në mesazhin e saj, Avokatja e Popullit kujtoi se liria e medias nuk është vetëm një e drejtë e gazetarëve, por një e drejtë dhe një garanci për çdo qytetar që ka të drejtën të dijë dhe të jetë i informuar.
Ballanca u bëri thirrje autoriteteve që ta mbrojnë në praktikë këtë liri, të garantojnë sigurinë e gazetarëve dhe t’u ofrojnë atyre qasje të drejtë dhe të barabartë në informacion publik.
Në një kohë kur sfidat ndaj shtypit të lirë janë të shumta, ky apel i Avokates së Popullit përforcon rëndësinë që ka një media e lirë për demokracinë dhe për mbrojtjen e të drejtave themelore të qytetarëve.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.