Në një operacion të shpejtë dhe të koordinuar, Policia Kufitare Vlorë, në bashkëpunim me Rojen Bregdetare, ka shpëtuar disa shtetas të huaj, të cilëve iu rrezikua jeta pasi veliera e tyre pësoi defekt gjatë lundrimit pranë ishullit të Sazanit.
Qendra Ndërlidhëse për Operacionet Detare lajmëroi Policinë Kufitare se një velier me flamur të huaj, e nisur nga Italia dhe me destinacion Kroacinë, ndodhej në rrezik për shkak të defektit në motor. Veliera, për shkak të dallgëzimit të madh dhe afërsisë me shkëmbinjtë e ishullit të Sazanit, rrezikonte përmbytjen dhe përplasjen në breg.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë dhe Rojen Bregdetare u aktivizuan me urgjencë, duke ndërhyrë në kohë për të shpëtuar pasagjerët në bord. Falë reagimit të shpejtë dhe të koordinuar, operacioni përfundoi me sukses, duke shpëtuar të gjithë shtetasit pa pasoja për jetën dhe duke i transportuar ata në mënyrë të sigurt deri në breg.
Përveç shpëtimit të personave, veliera u tërhoq dhe u dërgua në SPK Triport, Vlorë, për hetime të mëtejshme. Të gjithë pasagjerët u konstatuan në gjendje të mirë shëndetësore. Ky operacion i suksesshëm thekson rëndësinë e gatishmërisë dhe bashkëpunimit të shërbimeve të sigurisë për garantimin e sigurisë detare.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.