Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që synon të ndërpresë ose kufizojë ndjeshëm financimin federal për dy nga platformat më të mëdha të gazetarisë publike në SHBA: NPR (National Public Radio) dhe PBS (Public Broadcasting Service).
Sipas raportimit të Politico, urdhri është firmosur në mënyrë diskrete në bordin e avionit presidencial Air Force One, ndërsa njoftimi zyrtar është dhënë nga Shtëpia e Bardhë rreth mesnatës. Në dokumentin zyrtar thuhet se NPR dhe PBS prodhojnë “lajme të njëanshme” dhe i kërkohet Korporatës për Transmetime Publike (CPB), e cila përfiton çdo vit mbi 500 milionë dollarë nga Kongresi, që të ndërpresë financimet ekzistuese dhe të refuzojë çdo mbështetje të ardhshme financiare për këto dy media.
Radioja publike NPR ndiqet çdo javë nga më shumë se 40 milionë amerikanë, ndërsa PBS raporton rreth 36 milionë shikues në muaj. Drejtoresha ekzekutive e NPR, Katherine Maher, deklaroi më herët se financimi nga CPB për vitin 2025 do të përbëjë më pak se 5 për qind të buxhetit vjetor të rrjetit, që vlerësohet rreth 120 milionë dollarë.
Ky vendim konsiderohet pjesë e një përpjekjeje më të gjerë të administratës Trump për të ulur shpenzimet publike dhe për të ristrukturuar rrënjësisht sistemin e transmetimeve publike, përfshirë shërbimet ndërkombëtare si Zëri i Amerikës, Radio Evropa e Lirë dhe Radio Azia e Lirë.
Reagimet nuk kanë munguar. Organizata “Reporterët pa Kufij” e ka denoncuar sot këtë veprim si një përkeqësim të rrezikshëm të lirisë së shtypit në SHBA, një vend që tradicionalisht është konsideruar një bastion i fjalës së lirë dhe pavarësisë së medias.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.